LOJTAR I LIRË

Foto: FCRapid/fb
Rapid Bukureshti ndanë rrugët me Florent Hasanin
29 January, 2025 @14:17
Futbollisti i Kosovës, Florent Hasani, ka ndarë rrugët me ekipin rumun, Rapid Bukuresht. Njoftimin e ka dhënë ekipi rumun, ndërsa ka bërë të ditur se me marrëveshje ka ndarë rrugët me krahun e sulmit, Hasani.
Hasani 27-vjeçar që ka nisur karrierën te Vushtrria dhe ka pasur aventura në Shqipëri, Hungari dhe së fundi edhe Rumani, nuk ka arritur të përmbushë pritjet e ekipit rumun, ndërsa ka shënuar 1 gol në 34 ndeshje të luajtura për Rapidin. Ai kishte ardhur te Rapidi si golashënues më i mirë i Superiores shqiptare.
“FC Rapid dhe Florent Hasani kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të kontratës! I ardhur në vitin 2024 nga pozita e golashënuesit më të mirë të Superiores shqiptare, Hasani dha vetëm një gol për Rapidin në 34 ndeshje, duke dhënë edhe 3 asistime. Paç fat Florent!” ka shkruar FC Rapidi në njoftimin për lojtarin në fjalë.
Florenti në 50 ndeshje për Tiranën kishte shënuar 26 gola. Ai është gjithashtu pjesë e reprezentacionit të Kosovës, por jo gjithëherë ftohet. Për Kosovën U-21 ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje, kurse për Kosovën 1 gol në 8 paraqitje.