Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË 3 VJEÇARE

Llapi zyrtarizon koreanin See-yoon Cheon

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi zyrtarizon koreanin See-yoon Cheon


19 January, 2025 @17:33

Skuadra e Llapit që nuk kaloi stinor të mirë vjeshtor në Superligë, ka bërë lëvizjen e radhës në kuadër të afatit kalimtar dimëror të futbollistëve. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka zyrtarizuar sot si përforcim në ekip, jugkoreanin Se-yoon Cheon, me të cilin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare!

Se-yoon Cheon është mesfushor ofanziv, ndërsa 23-vjeçari pritet t’i sjellë kreativitet kësaj faze të ekipit nga Podujeva. Llapi ka mbyllë vjeshtën në pozitën e parafundit të tabelës (vendi i nëntë), me vetëm 18 pikë nga 18 ndeshjet e para të stinorit. Deri në fund të stinorit janë edhe po aq xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga