Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIM NË MBROJTJE

Kemal Osmankovic, përforcim i ri i Suharekës

Kemal Osmankovic, përforcim i ri i Suharekës


15 January, 2025 @11:36

Skuadra e Suharekës që po drejtohet aktualisht nga Qëndrim Kida ka zyrtarizuar mbrëmë një lojtar të ri në mbrojtje të ekipit. Boshnjaku Kemal Osmankovic është futbollisti i ri i skuadrës, ndërsa qendërmbrojtësi që ka bërë karrierë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, pritet të sjellë përvojën e tij te ekipi debutues në Superligë.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Kemal Osmankovic i cili është përforcimi ynë i ri.
Shtatlarti nga Bosnja bashkohet me klubin tonë pas një karriere të pasur në Zeljenicar të Bosnjës te NK Lokomotiva e HNK Sibenik në Kroaci e ndërsa së fundmi pjesë e Sloboda Tuzla,”
shkroi FC Suhareka në njoftim.

Kemal Osmankovic

Osmankovic është krijuar si lojtar në Zeljeznicar të Sarajevës, ndërsa me 192 centimetrat e tij, pritet të jetë shtyllë e rëndësishme në mozaikun e skuadrës, që në pjesën pranverore të stinorit mëton të ngritet më lartë në renditje.

Suhareka kreu vjeshtën në Superligë në pozitë të pestë me 25 pikë nga 18 ndeshje të para të stinorit. Ekipi nisi stinorin në Superligë me trajner Shpëtim Duron, ndërsa më pas e zëvendësoi atë me Kidën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga