KATEGORIZIMI I FEDERATAVE NGA MKRS

3 federata në kategorinë A! Futbolli e basketbolli në kategorinë B
31 January, 2025 @21:10
Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar listën e kategorizimeve të federatave sportive që funksionojnë në Kosovë, prej së cilës pastaj bëhen edhe përkrahjet financiare të shtetit për federatat.
Në dokumentin e botuar që mbanë vulën e 30 janarit të këtij viti, vetëm tre federata kanë arritur në kategorinë A, ndërsa sportet më të popullarizuara si basketbolli e futbolli janë në kategorinë B.
Prej 38 federatave në listë, tri janë në A, tri në B dhe po aq në kategorinë C, derisa të gjitha të tjerat janë në kategorinë D.
Federata e Xhudos, ajo e Volejbollit dhe e Hendbollit kanë arritur të jenë më të kompletuarat për të arritur në kategorinë A. Basketbolli, Futbolli e Karateja janë në kategorinë B, kurse në kategorinë C janë Pingpongu, Mundja dhe Boksi.
KATEGORIA A:
1. Federata e Xhudos e Kosovës, 112.26 pikë
2. Federata e Volejbollit e Kosovës, 89 pikë
3. Federata e Hendbollit e Kosovës, 86.8 pikë
KATEGORIA B:
4. Federata e Basketbollit e Kosovës, 84.3 pikë
5. Federata e Futbollit e Kosovës, 83.5 pikë
6. Federata e Karatesë e Kosovës, 80.5 pikë
KATEGORIA C:
7. Federata e Pingpongut e Kosovës, 73 pikë
8. Federata e Mundjes e Kosovës, 71.39 pikë
9. Federata e Boksit e Kosovës, 66.1 pikë
KATEGORIA D:
10. Federata e Atletikës e Kosovës, 62.7 pikë
11. Federata e Sportit Shkollor e Kosovës, 62.2 pikë
12. Federata e Aeronautikës e Kosovës, 62 pikë
13. Federata e Notit e Kosovës, 61.11 pikë
14. Federata Skitare e Kosovës, 60.81 pikë
15. Federata e Gjimnastikës e Kosovës, 58.46 pikë
16. ...