I TALENTUARI I 2 KORRIKUT ZYRTARIZOHET TE PRISHTINA

Foto: FCPrishtina/ fb
16 vjeçari Rin Ahmeti zyrtarizohet te Prishtina
31 January, 2025 @15:16
Futbollisti i ri dhe i talentuar Rin Ahmeti është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i rekord-kampiones së Kosovës, Prishtina. Bardhekaltërit kanë bërë të ditur se Ahmeti është përforcimi i fundit për afatin kalimtar të janarit për ekipin, ndërsa lojtari veçse ka dëshmuar veten.
Ahmeti ka qenë pjesë e 2 Korrikut deri tash dhe ka qenë në ekipin që bëri histori gjatë vjeshtës me ecurinë në Youth Champions League. Rini është sulmues krahu, ndërsa shënoi 4 gola e 3 asistime aty me ekipin e 2 Korrikut.
“Do ta jap maksimumin. Krenari është të jesh pjesë e ekipit më të madh në Kosovë,” ka thënë ndër të tjera Rin Ahmeti me tu zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit bardhekaltër sot.