SUNDAY LARGOHET

Foto: FCPrishtina/ fb
Prishtina ndërprenë marrëveshjen me sulmuesin nigerian
1 February, 2025 @22:24
Përmes një njoftimi të lëshuar në rrjete sociale, Prishtina ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me sulmuesin e ekipit, Sunday Akinbule.
Prishtina bëri të ditur se kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme me sulmuesin nigerian të ekipit, që erdhi këtë verë në skuadër.
Akinbule shënoi tre gola dhe bëri një asistim për Prishtinën në 14 paraqitje sa i kishte gjatë pjesës vjeshtore të stinorit.