DEKLARATA E KLUBIT DHE PORTIERIT

Foto: ksc.de
Mustafë Abdullahu kalon nga Malisheva te Karslruhe
4 February, 2025 @14:01
I huazuari te Malisheva nga Tirana, Mustafë Abdullahu, është lojtar i ri i Karlruhes që garon në Bundesligën 2 të Gjermanisë. Portieri i Kosovës U-21, që ka qenë gjatë vjeshtës portier te Malisheva, me letra është lojtar i Tiranës, ndërsa klubi gjerman në fjalë e ka huazuar atë deri në fund të stinorit.
“Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC si huazim deri në fund të stinorit 2024/25 me opsion blerjeje. Portieri 20 vjeçar i Kosovës U-21 është nën ndjekje qe sa kohë për ekipin tonë dhe nga trajneri i portierëve Markus Miller. Ai u vlerësua veçanërisht në përballjen ndaj Gjermanisë U-21 në mars të vitit 2024. Portieri 199 centimetra i gjatë është në huazim nga Tirana te Malisheva, por huazimin e ka ndërprerë për tu bërë pjesë e klubit tonë. Në “Wildpark” ai do të bart fanellën me numrin 33,” ka shkruar ksc.de.
Në anën tjetër, portieri Abdullahu që është i lindur në Podujevë dhe pas Llapit U-19 kishte kaluar te Feronikeli’74 për të shkuar më pas në futbollin e Shqipërisë ku ka qenë pjesë e Besës dhe Tiranës në deklaratën e parë të tij si portier i Karlsruhes ka thënë:
“Interesimi nga KSC dhe Markus Miller më ka befasuar jashtëzakonisht. Mezi pres sfidën e radhës, dua të mësoj gjëra të reja në secilën stërvitje dhe të pasuroj ekipin e portierëve prapa Max Weissit. Mezi pres të zbres në fushë si pjesë e KSC-së!”