NIGERIANI TE LLAPI

Llapi zyrtarizon edhe mesfushorin nga Nigeria
4 February, 2025 @19:44
Disa përforcime, e ky i fundit i bërë i ditur vetëm në llogarinë e skuadrës në Instagram, derisa KF Llapi zyrtarizoi mesfushorin nigerian, Abdullahi Haruna Iya.
Haruna Iya 22-vjeçar luan në qendër të mesfushës dhe do t’i bashkohet ekipit të Llapit pasi që të pajiset me vizë të Kosovës. Transferi i tij me letra, është kompletuar, ka bërë të ditur KF Llapi.
Futbollisti në fjalë së fundi ka qenë i regjistruar në ekipin Kano Pillars të Nigerisë, ndërsa as Transfermarkt nuk ka të dhëna më shumë për lojtarin në fjalë.