Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Buxheti për vitin 2025, 21 milionë euro!

Fotot: FFK

Buxheti për vitin 2025, 21 milionë euro!


5 February, 2025 @14:37

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot Kuvendin e Rregullt të Punës, ku morën pjesë 49 delegatë. Agim Ademi drejtoi Kuvendin, ndërsa gjithçka u miratua nga delegatët, bashkë me buxhetin për vitin 2025 që sipas FFK-së është 21 milionë euro!

Ademi ka thënë se çdo 45 ditë do të inaugurojnë nga një fushë të re, kurse pret që me ndihmën e UEFA-së disa stadiume të bëhen me reflektorë dhe ndeshjet e Superligës të luhen edhe në orare të mbrëmjes ose natës.

“Do të vazhdojmë me projektin tonë ambicioz që çdo 45 ditë të inaugurojmë një fushë të re, derisa shpresoj se falë mbështetjes nga UEFA shumë shpejt do ta kemi mundësinë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje nën dritën e reflektorëve”, u shpreh Ademi.

“Gjatë punimeve të kuvendit, delegatët shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës dhe raportin financiar për vitin e kaluar, si dhe miratuan buxhetin për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro. Gjithashtu u votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për sport. Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.” — shtoi FFK-ja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga