Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KLINË

Dukagjini zyrtarizon ardhjen e Cyrus Margonos

Foto: via Google

Dukagjini zyrtarizon ardhjen e Cyrus Margonos


5 February, 2025 @12:10

Një futbollist i ri te Dukagjini është zyrtarizuar sot, ndërsa ekipi që drejtohet nga Ismet Munishi ka bërë të ditur se ka angazhuar në skuadër portierin indonezian që ka edhe nënshtetësi amerikane, Cyrus Margono.

Margono 23-vjeçar është 191 centimetra i gjatë dhe së fundi ka qenë pjesë e Panathinaikosit B. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro, ndërkaq te Dukagjini ka ardhur si lojtar i lirë.

Dukagjini ka kryer vjeshtën në pozitë të shtatë të tabelës, ndërsa pas 18 xhirosh ka mbledhur 21 pikë. Skuadra klinase ka pranuar 25 gola gjatë vjeshtës në kampionat, që e bëjnë ekipin e katërt nga dhjetë sosh në Superligë me më së shumti gola të pranuara gjatë vjeshtës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga