KAMPIONI SIGURON FITOREN NË KOHËN SHTESË

Foto: FCBallkani/ fb
Sunday Adentunji në frymën e fundit, i jep start të mbarë kampionit!
7 February, 2025 @14:11
Në momentet e fundit të ndeshjes sulmuesi nigerian i Ballkanit, Sunday Adentunji pas goditjes me kokë në zonë, ka shënuar për t’ia dhënë fitoren Ballkanit ndaj Dukagjinit rezistent sot. Ai hyri si zëvendësues në lojë!
Ishte ndeshja e parë e pjesës pranverore të stinorit, ndërsa Ballkani kishte dy gola të anuluara më parë (20’ dhe Adetunji 63’), derisa arriti të shënojë një të rregullt dhe atë në sekondat e fundit të kohës shtesë, kur Adetunji vendosi ndeshjen, Ballkani - Dukagjini 1-0 [Sunday Adetunji 90’+5].
Ky ishte goli i shtatë për Adetunjin këtë stinor, ndërsa Ballkani shënoi të tretën fitore radhazi me Orges Shehin në bankë, e Dukagjini i Ismet Munishit përkundër rezistimit në fund nuk arriti të dalë me pikë nga Stadiumi i Qytetit të Suharekës.
Pak para fundit të ndeshjes, Dukagjini mbeti me 10 lojtarë në fushë, kur mesfushori Mërgim Pefqeli shpejt mori dy kartona të verdhë (74’ dhe 87’) për t’i lënë bashkëlojtarët jo të barabartë në numër në fushë ndaj rivalit.
Kjo ka qenë fitorja e dhjetë kampionale e kampionit këtë stinor dhe vazhdon të ndjek lideren Dritën. Ballkani është në 36 pikë pas XIX xhirosh, e Drita në 43! Dukagjini ka 20 pikë dhe është shumë afër zonës së barazhit e të rënies.
Në xhiron e radhës kampioni është myasfir i Gjilanit, ndërsa Dukagjini përsëri udhëton në Suharekë, për tu ndeshur me Suharekën debutuese në Superligë.
FORMACIONET STARTUESE:
BALLKANI: Iljazi; Jashanica, Smajli, Ismajlgeci, Thaqi; Emërllahu, Queven, Giovanni; Kryeziu, Tolaj, Serebe.
DUKAGJINI:Margono; Pllana, Syla, Bardhoku, Neziri; Merlaku, Morina, Isufi, Pefqeli; Berisha, Isufi.