Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEJNË DETYRËN NË PJESË TË PARË

Ferizaji fillon me fitore

Ferizaji fillon me fitore


10 February, 2025 @14:59

Me dy gola të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, Ferizaji e ka nisur mbarë stinorin pranveror, pasi që mposhti Feronikelin’74 në shtëpi, Ferizaji - Feronikeli’74 2-1 [Edon Sadriu 19’, Betim Haxhimusa 39’ - Arlind Maloku 79’].

Fitorja nuk ka qenë e lehtë, pasi që mysafirët luftuan mjaft për të bërë më shumë në pjesë të dytë, kurse kah fundi i ndeshjes Abdeen Abdul shënoi për vendasit, por goli i tij nuk u pranua (80’) pasi që u vlerësua në pozitë jashtë loje.

Betim Haxhimusa

Epërsinë ekipit të Arsim Abazit ia dha kapiteni Edon Sadriu. Atë e ngriti Betim Haxhimusa dhe ferizajasit shkuan qetë në pushim pjesëlojësh. Në të dytën mysafirët shumë më të angazhuar kërkonin mundësi për gol, të cilën e arritën, por jo edhe më shumë.

Në fund, Ferizaji me fitore doli në pozitë të shtatë pas xhiros XIX me 23 pikë, ndërsa Feronikeli’74 me humbjen e 13-të sezonale mbetet i fundit në tabelë, me 10 pikë!

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga