PRISHTINA - SUHAREKA

Foto: FC Prishtina / FB
Prishtina e barazimeve, ndan pikët edhe me Suharekën
8 February, 2025 @15:40
Barazimi i shtatë për Prishtinën në këtë sezon të Superligës.
Sot kryeqytetasit barazuan 2-2 (Leotrim Kryeziu 37’ 80’ / Ardian Limani (AG) 43’, Mevlan Zeka 56’) ndaj Suharekës.
Ndeshja ishte mjaft atraktive dhe dhuroi plot 4 gola si dhe plot raste për shënim, e në fund pikët u ndanë.
Rezultati i sotëm bën që Prishtina të jetë e katërta në renditjen e Superligës për momentin, e Suhareka ndodhet një vend më poshtë.
Pas pak ditëve Prishtina do të takohet përsëri me Suharekën, kësaj here në Kupë të Kosovës.