Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

Bilali vendimtar, Haxhihamza në formë, Gjilani fiton në Podujevë

Foto: SC Gjilani / FB

Bilali vendimtar, Haxhihamza në formë, Gjilani fiton në Podujevë


8 February, 2025 @15:38

Fitore e rëndësishme për Gjilanin në udhëtim te Llapi, për ta nisur pranverën me fitore.

Gjilanasit takimin e sotëm e fituan 0-1 (Sabit Bilali 63’) falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, e fitoren mysafirëve ia siguroi goli i zëvendësuesit Sabit Bilali në minutën e 63’ të ndeshjes.

Meritor për këtë fitore ishte edhe portieri Kenan Haxhihamza, i cili sot ishte fantastik.

TABELA AKTUALE

Kriza e Llapit vazhdon. Kjo skuadër befasisht rrezikon rënien nga elita e futbollit kosovar, ndërkohë për Gjilanin fitorja e sotme është e rëndësishme për ikje nga zona e ftohtë.

Xhiron që vjen, Llapi i shkon Niklit 74 në Drenas, kurse Gjilani ka punë me Ballkanin në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga