Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA E NIS MBARË

Besnik Krasniqi i sjell “pranverë të ngrohtë” Dritës

Besnik Krasniqi i sjell “pranverë të ngrohtë” Dritës


7 February, 2025 @14:02

Mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara në Superligë, ka ngritur kuotën e tij të golave të shënuara që në nismë të pjesës pranverore të stinorit, derisa Drita mposhti Malishevën 2-0 sot me dy gola të—Besnik Krasniqit.

Anësori i djathtë zhbllokoi duelin në fillim të pjesës së dytë me asistim të Almir Ajzerajt, për të shënuar edhe nga penalltia më vonë, ashtu që ekipi i Zekirija Ramadanit të nis pranverën në Superligë me fitore, Drita - Malisheva 2-0 [Besnik Krasniqi 61’, 78’pen.]. Drita shënoi njëherë edhe në pjesë të parë, por sulmuesi Blerim Krasniqi ishte në pozitë jashtë loje dhe referi anuloi golin e tij.

TABELA AKTUALE

Me golat e sotëm Krasniqi shkon në 6 gola të shënuara këtë stinor, ndërsa liderja Drita arrin në 43 pikë me fitoren e 13-të sezonale. Malisheva e Bekim Isufit për momentin mbetet e treta, me 30 pikë pasi që pësoi për herë të pestë këtë stinor.

Në xhiron e radhës, Drita i shkon Prishtinës në derbi, derisa Malisheva pret Ferizajin.

FORMACIONET STARTUESE:

DRITA: Maloku; Ovuoka, Bejtulai, Mesa, Bes. Krasniqi; Broja, Dabiqaj, Ajzeraj; Zulfiu, Selmani, Manaj.

MALISHEVA: Avdyli; Veliu, Kryeziu, Xhaka, Pira; Ndjigi II, Brruti, Limaj; Xhylani, Hazrollaj, Bunjaku.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga