Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MALISHEVASVE

Malisheva pas 4 ndeshjesh arrin fitore!

Malisheva pas 4 ndeshjesh arrin fitore!


18 February, 2025 @15:39

Fitorja e fundit për Malishevën daton nga 1 dhjetori i vitit 2024. Katër ndeshje pas, Malisheva arrin fitoren e radhës, duke mposhtur Ferizajin në shtëpi, 3-2 [Dreni Kryeziu 4’, Laurent Xhylani 67’, Drilon Hazrollaj 75’ - Qlirim Avdulli 25’, Erion Sadriu 77’].

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 20-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:2, para tifozëve të vet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Skuadra vendase e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-t me golin e Dreni Kryeziut. Megjithatë, Ferizaj reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 25-të me golin e Qlirim Avdullit.
Në pjesën e dytë, Malisheva riktheu epërsinë në minutën e 50-të, kur Laurent Xhylani realizoi për 2:1. Në minutën e 67-të, Drilon Hazrollaj e çoi rezultatin në 3:1, duke i dhënë një avantazh të sigurt skuadrës së tij.
Ferizaj arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 77-të me golin e Erion Sadriut, por nuk pati forcën për të barazuar, duke bërë që Malisheva të arkëtojë tri pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitoreje, Malisheva renditet në pozitën e tretë me 33 pikë, tri më pak se Ballkani që është në vendin e dytë. Lider mbetet Drita me 44 pikë. Ndërkaq, Ferizaj qëndron në vendin e tetë me 23 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga