Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - DUKAGJINI

Dy gola nga Altin Mërlaku, Dukagjini mposhtë Suharekën me përmbysje

Dy gola nga Altin Mërlaku, Dukagjini mposhtë Suharekën me përmbysje


15 February, 2025 @15:01

Fitore tejet e rëndësishme për Dukagjinin në udhëtim te Suhareka sot.

Fundjavën e kaluar Dukagjini u mposht në Suharekë, por jo edhe sot. Sot klinasit fituan me përmbysje 1-2 (Fitim Susuri 45+2’ / Altin Mërlaku (P) 73’, 76’), për t’i arkëtuar kështu tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për shpëtim.

Ndeshja u zhbllokua gjatë minutave shtesë të pjesës së parë. Ishte prizrenasi Fitim Susuri ai që shënoi për 1-0, i asistuar nga Mevlan Zeka.

TABELA AKTUALE

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 73’, kur Altin Mërlaku shënoi nga pika e bardhë për 1-1. Ishte mbrojtësi anësor Stijepovic që luajti me dorë në zonën e Suharekës, e kjo çoi te akordimi i penalltisë për klinasit.

Ky gol i dha momentum Dukagjinit, që pas tre minutave shënoi përsëri. Ishte përsëri Altin Mërlaku, që kësaj here shënoi nga gjuajtja e lirë për 1-2 dhe ia dha fitoren skuadrës së tij.

Suharekasit ndeshjen e mbyllën me 10 lojtarë në fushë, pasi Kemal Osmankovic u përjashtua në minutën e 83’ pas dy kartonëve të verdhë.

Pas ndeshjes së sotme, Suhareka mbetet në vendin e pestë, kurse Dukagjini me këtë fitore për momentin ndodhet jashtë zonës së rrezikshme.

Xhiron që vjen, Suhareka i shkon Dritës, kurse Dukagjini e pret Gjilanin në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga