Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSAL UEFA CUP

Feniksi nis me fitore raundin e dytë

Feniksi nis me fitore raundin e dytë


11 October, 2016 @22:21

Skuadra kosovare e futsallit, Feniks, ka nisur me fitore edhe raundin e dytë (main round) të Futsal Kupës së UEFA-së sonte.

Ata kanë mposhtur ekipin maqedon, Zelezarec, me rezultat 5-0 në Shkup sonte, me anë të golave të shënuara nga Marcelo (2), Mejzini (2) dhe Alibegu.

Grupi 2, ku bën pjesë Feniski nga Drenasi, numëron 4 skuadra dhe të gjitha ndeshjet luhen në Shkup. Përveç Feniksit dhe Zelezarecit, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Araz nga Azerbejxhani dhe Tbilis University nga Gjeorgjia. Në duelin e këtyre dy skuadrave fitore ka shënuar Arazi.

f


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera