DOPING
Zbritet dënimi i Sharapovës
4 October, 2016 @16:36
Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, e cila ishte dënuar me dy vite mos lojë, sot është vendosur nga CAS-i që t’i zbritet dënimi në 15 muaj.
Testet për doping kishin dalur pozitiv me datën 8 qershor për Sharapovën, derisa Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) kishte caktuar 2 vite mos paraqitje në gara për tenisten ruse.
Ish numri një dhe fituesja e 5 Grand Slam-ave, Maria Sharapova, kishte deklaruar se substancën e kishte përdorur qe 10 vjet dhe se nuk kishte informatë që është e ndaluar.