Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SINGAPORE GP

Rosberg triumfon dhe merr kryesimin e përgjithshëm

Foto: Formula 1

Rosberg triumfon dhe merr kryesimin e përgjithshëm


18 September, 2016 @16:17

Pas triumfeve në Belgjikë dhe në Itali, Nico Rosberg ka fituar edhe në garën e tretë radhazi, e cila u zhvillua sot në Singapur.

Me këtë fitore, Rosberg e ka kaluar anglezin Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme të pilotëve në këtë sezon të Formula1. 6 gara para fundit, gjermani Rosberg prin në klasifikimin e përgjithshëm me 8 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.

Pas Rosbergut përfunduan Ricciardo dhe Hamilton, ndërsa vendet 4 dhe 5 u morrën nga Raikkonen dhe Vettel. Ky i fundit zhvilloi një garë fantastike, duke marrë parasysh që startoi nga vendi i 22 dhe përfundoi i pesti.

Gara e ardhshme zhvillohet në fundjavën e parë të muajit tetor në Malajzi.

Renditja e garuesve në garën e sotme:

Renditja e përgjithshme e garuesve këtë sezon:


 
Të gjitha lajmet nga Motosports