BOKS
Sefer Seferi mposhtet nga gjermani Charr
17 September, 2016 @23:07
Vëllau i Nuri Seferit, Sefer Seferi, është mposhtur nga gjermani Manuel Charr në kuadër të WBA International Championship.
Gjermani Charr ishte më i gjatë, 1.92m, dhe kjo i ndihmoi në dominimin e takimit, kurse fituesi u vendos me pikë, pasi që asnjëri boksier nuk ra në tokë deri në fund.
Pas ndeshjes, ajo që ra në sy ishte përshendetja e gjermanit Charr me simbolin e shqiponjës drejt tifozëve shqiptarë, duke treguar respekt maksimal për shqiptarët e pranishëm në arenën ku u zhvillua dueli.