BOKS
Mposhtet Nuri Seferi, nuk e arrin titullin
18 September, 2016 @0:22
Në meçin e zhvilluar në Goppingten të Gjermanisë, Nuri ‘Albanian Tyson’ Seferi është mposhtur nga turku Firat Arslan, duke bërë kështu që titulli i kampionit të Evropës në kategorinë WBO të mbetet edhe më tutje në dorë të turkut Arslan.
Meçi në përgjithësi ishte i qetë dhe joatraktiv, ndërsa bindshëm më i mirë në këtë duel ishte turku Arslan, me Seferin që nuk e tregoi më të mirën e tij.
Vlen të përmendet që arena në Goppingen ishte e mbushur me shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës ishin në përkrahje të boksierit nga Gostivari, i cili në fund nuk arriti t’i gëzonte ata.
Para këtij dueli, boksoi edhe vëllau i Nuri Seferit, Sefer Seferi, i cili gjithashtu u mposht nga gjermani Charr.