XHUDO
Majlinda konfirmon pjesëmarrjen në Paris
22 September, 2016 @20:46
Kampionja olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, sot ka qenë prezente në hapje të turneut të Shpërblimit të Madh të Zagrebit.
Majlinda nuk do të garojë në këtë turne, mirëpo ajo ka qenë e pranishme për t’i dhënë përkrahje xhudistëve të tjerë kosovarë.
“Unë gjithmonë ndihem shumë mirë këtu. Gara e parë ndërkombëtare e imja ka qenë në Kroaci dhe unë së bashku me ekipin tim gjithmonë kemi pasur përkrahje të shumtë nga Kroacia, kështu që ndihem e nderuar që jam sot këtu me ju,” ka thënë Majlinda gjatë prezentimit para mediave.
Ajo gjithashtu pranoi në vitin 2017 do të garojë përsëri ngë Grand Slamin e Parisit.
“Këto katër vite ishin shumë të vështirë, në 2015 unë kisha lëndime dhe ishte shumë vështirë të kthehesha përsëri. Kështu që tani kam nevojë për pushim. Gara ime e radhës do të jetë në Paris,” tha ajo.