TENIS
Pas 13 viteve, legjendat largohen nga podiumi
10 October, 2016 @19:33
Dy nga tenistët më të mirë në 16 vitet e shekullit XXI, Roger Federer dhe Rafael Nadal, siç duket dalëngadalë po largohen nga ‘piedestali’ i tenisit botëror.
Për herë të parë që nga qershori i vitit 2003, zvicrani dhe spanjolli nuk janë në 4 vendet e para të ranglistës botërore të tenisit.
Lista fillon me emrin e Novak Djokovic, ndërsa pas tij qëndron skocezi Andy Murray. I treti është Stan Wawrinka, ndërsa vendi i katërt i takon Kei Nishikorit nga Japonia.
Nadal ndodhet në vendin e pestë, kurse Federer në të shtatin dhe kjo gjë ndodh për herë të parë në 13 vitet e fundit.
Dy teniserët kanë fituar së bashku 31 tituj ‘Grand Slam’, mirëpo mosha dhe lëndimet e shumta kanë bërë që ata të bien nga top 4-shja e madhe e tenisit.