FUTSALL
Liburni mposhtet nga Prishtina
8 October, 2016 @14:36
Pas fitores ndaj Malishevës në xhiron e parë, Liburni është mposhtur nga Prishtina në Gjakovë me rezultat 2-5.
Në palestrën “Shani Nushi” të pranishëm ishin mbi 500 shikues, ndërsa skuadra gjakovare e cila sezonin e ka nisur me trajner të ri dhe me disa përforcime, nuk arriti që ta fitojë takimin ndaj Prishtinës.
Golat e vetëm për gjakovarët u shënuan nga Brovina dhe Selimi.
Javën e ardhshme, Liburni udhëton në Pejë për të luajtur përballë F.C Pejës.