OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Gjermanët vulosin kombinimin nordik
22 February, 2018 @15:47
Edhe disiplina e tretë në sportin e kombinimit nordik u takoi gjermanëve. Stafeta e përbërë nga Vinzenz Geiger, Fabian Riessle, Eric Frenzel, e Johannes Rydzek, përfundoi garën 4x5km në kohë prej 46:09.8 minutave, duke lënë mbrapa norvegjezët me kohë 52.7 sekonda.
E argjendta u takoi austriakëve të cilët kishin startuar të parët garën pas avantazhit që krijuan në kërcime. Ata u vonuan 1:07.8 minuta ndaj Gjermanisë duke siguruar medalje përsëri, një zakon që kanë ndjekur tashmë 20 vite.