OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Gjermania mbledh medaljet në kombinim nordik
20 February, 2018 @15:52
Norvegjezi Jarl Magnus Riiber nuk mundi t’iu bëj ballë treshes gjermane në garën e kros-kountrit në 10km, të cilën e nisi me 23 sekonda epërsi, e që i kishte fituar me kërcimin prej 139m.
Në kërcime, Akito Watabe kishte qenë më i miri me 138.9 pikë të marra nga kërcimi 134m. Watabe përfundoi i pesti duke mbetur mbrapa në kilometrin e fundit, para të cilit ishte në krye të pakos prej gjashtë skitarëve. I gjashti ishte Eero Hirvonen nga Finlanda.
Titulli i takoi gjermanit Johannes Rydzek. Kampioni botëror i dyfishtë, mbaroi garën me kohë 23:52.5, duke lënë mbrapa në sprint për vetëm 0.04 sekonda, bashkëkombësin Fabian Riessle. Për Riessle ishte kjo medalja e dytë në këtë disiplinë pas të bronztës në Sochi.
E bronzta në këtë disiplinë me kërcimoren e madhe, i takoi kampionit të dyfishtë olimpik, por në kërcimoren e vogël, Eric Frenzel. Ai mbeti 0.8 sekonda pas Rydzek.
Është hera e parë që nga viti 1936 që një vend fiton të tri medaljet në kombinim nordik. Atëherë në Garmisch, këtë sukses e kishin arritur norvegjezët.
Garat në kombinim nordik përfundojnë të enjten me garën ekipore e cila nis në ora 8:30 me kërcime dhe 11:20 me stafetën 4x5km.