ROTTERDAM OPEN
Legjenda triumfoi edhe në Rotterdam
19 February, 2018 @22:20
Njëzetë-herë kampioni i Grand Slam-eve dhe njeriu që ka arritur të bëhet numri një i botës më në moshë në histori të tenisit, Roger Federer, ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer edhe në Rotterdam Open.
Ai ka mposhtur në finale dje bullgarin, Grigor Dimitrov, 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-2, për t’u kurorëzuar me titullin e 97-të në të gjitha garat e tenisit botëror.
“Qëllimi im ka qenë të arrijë deri në gjysmëfinale të garës,” ka thënë Federer pas triumfit në Rotterdam.
“E pabesueshme më duket që jam përsëri numri një i renditjes ATP. Kjo është njëra ndër javët më të mira në jetën time.”