OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Kampionë të dyfishtë në saje
19 February, 2018 @20:01
Në finalen e parë të garave me saja me timon, bob, dy ekipe u stolisën me të artën.
Gjermania me Francesco Friedrich e Thorsten Margis pas rekordit të shtegut në rundin e tretë, nxorrën edhe 0.06 sekonda më shumë nga Kanadaja në rundin e katërt për të fituar garën me kohë totale prej 3:16.86 minuta.
Me të njëjtën kohë total, edhe dyshja kanadeze Justin Kripps e Alexander Kopacz siguroi gjithashtu të artën. E bronzta u takoi letonezëve Oskars Melbardis e Janis Strenga të cilët u vonuan për 0.05 sekonda.