OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Starti masiv me fotofinish
18 February, 2018 @14:40
Martin Fourcade ka siguruar të artën e dytë nga Lojërat Olimpike në PyeongChang vetëm në fotofinish kur për një këmbë ia doli të përfundoj garën para gjermanit Simon Schempp.
Në atë që ishte gara më interesante në biathlon gjatë kësaj Olimpiade, Fourcade, Schempp dhe Erik Lesser u renditën të barabartë në qitjen e fundit. Derisa Lesser bëri dy gabime, Fourcade dhe Schempp përkundër nga një rrethi shtesë për gabimet në qitje, dolën të parët në kilometrat e fundit, për tu ndarë vetëm në fotofinish.
Kampioni nga Sochi, Emil Hegle Svendsen përfundoi i treti me vonesë prej 11.2 sekonda, derisa Lesser mbeti pa medalje në pozitën e katërt me 11.6 sekonda vonesë ndaj Fourcade.