OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
E arta e parë për Britaninë
17 February, 2018 @15:42
Lizzy Yarnold ka sjell të artën e parë britanike në PyeongChang me fitoren në garat e skeletonit. Kampionia nga Sochi mbrojti titullin me kohë totale prej 3:27.28, duke thyer rekordin e shtegut dy herë gjatë katër rundeve të garës.
Bashkëkombësja e saj, Laura Deas u rendit e treta me vonesë 0.62 sekonda, derisa gjermania Jacqueline Loelling, mori të argjendtën me 0.45 sekonda vonesë ndaj Yarnold.
Garat në skeleton mbaruan me këtë finale, derisa garat me saje vazhdojnë në bobsled nisin nesër në ora 12:05 me rundin e parë të çifteve tek meshkujt.