OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Koreja e artë në skeleton, medalje për Britaninë
16 February, 2018 @15:08
Sungbin Yun vazhdoi dominimin në sportin e skeletonit duke marr të artën pas katër rundeve. Me kohë totale prej 3:20.55 minuta, koreani siguroi të artën duke udhëhequr në secilin rund dhe la mbrapa bindshëm garuesit tjerë.
I pari në radhë pas koreanit Yun, ishte Nikita Tregubov. Për Atletët Olimpik të Rusisë, Tregubov u ngjit në të argjendtën nga pozita e katërt pas rundit të tretë. Ai mbeti 1.63 sekonda pas Yun. Vetëm 0.02 sekonda pas Tregubov, ishte britaniku Dom Parsons. Me këtë rezultat, Parsons siguroi medaljen e parë britanike në PyeongChang 2018.
Garat në skeleton mbyllen nesër me dy rundet e fundit të femrave që nisin në ora 12:20. Pas dy rundeve të para, në pozitën e lideres është gjermania Jacqueline Loelling, me vetëm 0.02 sekonda avantazh ndaj austriakes Janine Flock. Pasojnë Lizzy Yarnold dhe Laura Deas, të dyja nga Britania e Madhe.