OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Bjellorusja mbi kinezet në ajroret
16 February, 2018 @15:05
Hanna Huskova ka vazhduar traditën bjelloruse në garat ajrore/aerialas në Lojërat Olimpike. Huskova, 25 vjeçare mori të artën me 96.14 pikë në fluturimin e fundit që ishte i dyti më i rëndi në finale.
Xin Zhang u rendit e dyta me 95.52 pikë, para bashkëkombëses së saj, Fanyu Kong me 70.14 pikë.
Kampionia olimpike nga Sochi, Alla Tsuper nuk arriti të performoj fluturimin më të vështirë në finalen e tretë që përfshinte tri rrotullime mbrapa. Me 59.94 pikë, 38 vjeçarja mbeti e katërta.
Garat në skijim të lirë vazhdojnë nesër në ora 5 me finalen në slopestyle për femrat.