OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Medalja e parë për Slloveninë
15 February, 2018 @15:54
Jakov Fak ka fituar medaljen e parë për Slloveninë në Lojërat Olimpike në PyeongChang.
Ajo erdhi në biathlon, ku Fak arriti të kaloj distancën prej 20km pa huq asnjë nga 20 qitjet, për 48:09.3 minuta. Kjo i mjaftoi sllovenit vetëm për medaljen e argjendtë.
E arta i takoi norvegjezit Johannes Thingnes Boe, i cili përkundër 2 qitjeve të gabuara, përfundoi garën 5.5 sekonda para sllovenit. Dominik Landertinger nga Austria siguroi të bronztën, me kohë 48:18.0, pa asnjë qitje të humbur.
Garat e meshkujve në biathlon vazhdojnë të dielën në ora 12:15, me garën e startit masiv në 15km.