OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
E para për Hagën
15 February, 2018 @11:28
Ranghild Haga është kampione olimpike në disiplinën 10km stil i lirë në sportin e kros-kountrit. Ajo shtegun e kaloi për kohë 25:00.5, duke siguruar titullin e parë të saj në garat e mëdha.
Kampionia nga Vancouver, Charlotte Kalla, përsëriti titullin nga Sochi në këtë distancë, duke mbetur e dyta me 20.3 sekonda vonesë ndaj Haga.
Ndërkohë ditë e posaçme ishte edhe për Marit Bjoergen. Norvegjezja u bë skitarja e parë në kros-kountri nga Norvegjia që siguron 12 medalje olimpike duke u renditur e treta me 31.9 sekonda vonesë nga bashkëkombësja e saj.
Të njëjtën kohë e pati edhe finlandezja Krista Parmakoski. Kësisoj ishin dy veta që u stolisën me medaljen e bronztë, për herë të parë në këtë Olimpiadë.
Garat në kros-kountri vazhdojnë nesër në ora 8 me 15km stil i lirë për meshkujt.