OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Albini i 50-ti për ditëlindje
15 February, 2018 @5:39
Në ditëlindjen e tij të 29-të, sportisti i vetëm kosovar në PyeongChang, Albin Tahiri, përfundoi garën e lëshimit në pozitën e 50-të.
Albini shtegun e kaloi për 1:48.81 minuta, duke mbetur 8.56 sekonda pas kampionit të ri olimpik, norvegjezit Aksel Lund Svindal.
Bashkëkombësi i Svindal, Kjetill Jansrud fitoi të argjendtën, me Beat Feuz nga Zvicra në të bronztën.
Tahiri kishte garuar edhe në kombinim alpin, duke e mbyllur garën si i 37-ti.