OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Sprinti klasik për favoritët
13 February, 2018 @15:01
Stina Nilsson ka dominuar sprintin klasik që nga kualifikimet deri tek gara finale, të cilën e fitoi me 3.03 sekonda avantazh ndaj norvegjezes Maiken Caspersen Falla. Të dyja ishin në të njëjtin grup edhe në gjysmëfinale ku përfunduan garën në fotofinish.
Falla siguroi të argjendtën pasi në finale mbaroi garën prej 1.3km 0.34 sekonda para Atletes Olimpike nga Rusia, Yulia Belorukova.
Edhe e bronzta e meshkujve në sprint klasik shkoi në Rusi. Në fotofinish, Alexander Bolshunov mbeti mbrapa italianit Federico Pellegrino. E arta i takoi norvegjezit Johannes Hoesflot Klaebo i cili 1.8km distancë i kaloi për 3:05.75.
Garat në kros kountri vazhdojnë të enjten në ora 8:30 me garën 10km stil të lirë për femrat.