OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Kanadaja fiton kurlingun
13 February, 2018 @15:00
Pas humbjes në rundin e parë të garës në grup nga Norvegjia me rezultat 6-9, Kaitlyn Lawes dhe John Morris shënuan tetë fitore radhazi për të marr titullin e parë olimpik në disiplinën e çifteve të përziera. Kjo disiplinë debutoi në PyeongChang.
Lawes dhe Morris hyn në histori të Olimpiadave si sportistët e vetëm deri tani që kanë fituar dy të arta olimpike në sportin e kurlingut pasi të dy kishin marr të artat në konkurrencën ekipore në Sochi, aty ku Kanadaja kishte fituar të dy titujt.
Kanadaja do të jetë favorite edhe në garat ekipore, ndërkohë finalja përfundoi me rezultat 10-3 pas 6 rundeve. Dyshja zvicerane dorëzoi ndeshjen duke parë gjasat minimale për të ngushtuar rezultatin me vetëm dy runde të mbetura deri në fund.
E bronzta i takoi Atletëve Olimpik nga Rusia të cilët në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën Norvegjinë me rezultat 8-4, duke fituar nga një pikë në secilin prej tri rundeve të fundit të ndeshjes.
Garat në kurlingun ekipor filojnë sonte në ora 1 pas mesnate.