OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Natalie mbron titullin në luzh
13 February, 2018 @15:04
Natalie Geisenberger ka përsëritur suksesin nga Sochi duke fituar garën individuale në luzh. Gjermanja përsëriti suksesin duke udhëhequr pas secilit prej katër rundeve, për të përfunduar garën me kohë 3:05.232.
Bashkëkombësja e saj, Dajana Eitberger fitoi medaljen e argjendtë, derisa kampionia nga Vancouver, dhe e argjendta nga Sochi, Tatjana Huefner lëshoi medaljet nga duart duke përfunduar e katërta me kohë 3:05.713. Medalja e bronztë i takoi kanadezes Alex Gough, e cila i solli vendi të saj medaljen e parë olimpike në këtë disiplinë.
Garat në luzh vazhdojnë me finalet e dysheve që zhvillohen nesër në ora 12:20. Për dallim prej garave individuale, dyshja e meshkujve ka vetëm dy runde.