OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
E pesta për Holandën
14 February, 2018 @17:28
Të artës në 1500m nga Sochi, Jorien Ter Mors i shtoi të artën në 1000m në PyeongChang. Holandezja 28 vjeç, kaloi shtegun prej 1 kilometri me kohë 1:13.56 me të cilën kohë theu rekordin olimpik të vjetër që nga viti 2002.
Ter Mors vazhdoi dominimin holandez në patinazh të shpejtë, por kësaj radhe ishte holandezja e vetme në podium. Aty ishin dy japonezet – rekordmenja botërore Nao Kodaira e cila mbylli garën me 0.26 sekonda vonesë, dhe Miho Takagi me 0.42 sekonda vonesë.
Dominimin holandez në këtë olimpiadë, nesër do të provojnë të vazhdojnë Sven Kramer (tashmë kampion në 5000m) dhe kampioni aktual dhe rekordmeni olimpik Jorrit Begsma, në garën prej 10.000m që nis në ora 12.