OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Shiffrin e nis me të artë
15 February, 2018 @11:25
Mikaela Shiffrin e cila tenton të fitojë tri medalje të arta së paku në Olimpiadën e PyeongChangut, e ka nisur mbarë misionin e saj.
Ajo fitoi garën e sllallomit të madh me kohë total prej 2:20.02 minuta. Amerikania e cila ishte e dyta pas rundit të parë, arriti kohën e katërt në rundin e dytë, që i mjaftoi të marr të artën, pasi liderja e rundit të parë, Manuela Moelgg dështoi në rundin e dytë duke mbetur e teta në fund.
Megjithatë, Italia nuk mbeti pa medalje. Federica Brignone u rendit e treta me 0.46 sekonda vonesë ndaj Shiffrin, me të cilën e ndante norvegjezja Ragnhild Mowinckel e cila mbylli garën 0.39 sekonda me vonesë ndaj Shiffrin.
Vonesa të këtilla ndaj amerikanes Mikaela Shiffrin në garën e sllallomit që është në program të premten në ora 2 dhe 5:45, do të konsideroheshin sukses në 6 vitet e fundit, në pesë prej të cilave, tani 22 vjeçarja amerikane ka fituar pesë herë Kupën e Botës.