OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Vaultier përsërit Sochin
15 February, 2018 @11:27
Francezi Pierre Vaultier ka mbrojtur titullin e fituar në Sochi, në disiplinën e snoubord-kros. Më i miri pas garave kualifikuese, francezi arriti të tejkalojë tri rundet para se të fitonte finalen karshi australianit Jarryd Hughes.
Spanjolli Regino Hernandez mbeti i treti në garën finale, të cilën nuk arriti ta përfundojë Alex Pullin. Australiani mbeti i gjashti, me amerikanët Nick Baumgartner e Mick Dierdorff, të cilët ngecën në pjesën e parë të shtegut.
Gjysmëfinalet u karakterizuan me rrëzime dhe lëndime që vonuan zhvillimin e garave. Nënkampioni nga Sochi, Nikolay Olyunin dhe kanadezi Chris Robanske patën nevojë për ndihmën e stafit mjekësor për tu larguar nga shtegu, dhe nuk startuan në Finalen B.
Garat në snoubord vazhdojnë nesër në ora 5:30, me të njëjtën disiplinë veçse për femrat.