MJEKËSI SPORTIVE
Maskat sportive - diçka e kërkuar në sportin modern?
Shkruan: MA Arianit Krasniqi PT
15 February, 2018 @15:47
Maskat sportive, të cilat në sportin modern po shihen me të madhe kohëve të fundit, si në ushtrimet aerobike poashtu edhe në ato anaerobike, kanë ngjallur kurreshtjen e shumë sportdashësve se cili në fakt është ndikimi real i tyre, përveç faktit që mund të pastrojnë ajrin që merret.
Për këtë edhe janë bërë hulumtime konkrete nga John P. Porcari në vitin 2016. Ai ka testuar një grup sportistësh në ngarkesa ushtrimesh me përdorimin e maskës dhe një grup tjetër pa përdorimin e saj. duke nxjerrë në pah efektet fiziologjike dhe në performancë të përdorimit të saj.
NORDIC HAMSTRING - “SHPËTIMI” I FUTBOLLISTËVE
Tek prodhimi i fuqisë maksimale nga sportistët që mbanin maska, shifra ishte 16.5%, për dallim prej atyre pa maska me 13.6%. Konsumi maksimal i oksigjenit (VO2max) tek sportistët me maska arrinte ne 13.5% për dallim nga ata pa maska me 9.9%. Pragu ventilues ishte në 19.3% tek sportistët me maska, për dallim nga ata pa maska me 9.2%.
Pragu i shpërbërjes respiratore arrin në 16.4% tek sportistët me maska e që te ata pa maska shkon në vetëm 4%.
Por, nuk u zbuluan diferenca të mëdha në funksionin e mushkërive apo në ndryshimin e vlerave të gjakut në mes sportistëve që ushtruan me maska dhe atyre pa to.
VËMENDJE: Maska sportive ka rolin e nje ‘muskuli’ respirator si një mjet gjatë ushtrimeve dhe jo si një simulues i përmasave të larta..