OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Luzhi mbyllet me Gjermaninë
15 February, 2018 @15:55
Gjermania siguroi medaljen e tretë të artë në garat e luzhit. Në stafetën ekipore të mbajtur sot, Gjermania shënoi kohë prej 2:24.517 minuta me ekipin që përmbante dy kampion olimpik nga PyeongChang – Tobias Wendl e Tobias Arlt, dhe Natalie Geisenberger. Tek meshkujt, Gjermaninë e përfaqësoi Johannes Ludwig, i bronztë në konkurrencën individuale.
Kanadaja mbeti mbrapa për 0.355 sekonda duke marr të argjendtën, derisa e bronzta i takoi Austrisë me 0.471 sekonda vonesë nga Gjermania.
Garat e luzhit përfunduan me stafetën ekipore. Gjermania pati tre tituj olimpik me gjashtë medalje në total. Austrisë i takoi titulli i vetëm i mbetur, dhe tri medalje në total. Kanadaja me dy medalje, dhe SHBA-të me një medalje ishin kombëtaret tjera të stolisura në sportin e luzhit.