OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Edhe maratona për Holandën
16 February, 2018 @15:06
Holandezja Esmee Visser, e cila kishte befasuar të gjithë me medaljen e artë në Kampionatin Evropian në 3000m, e bëri të njëjtën në PyeongChang. Kësaj radhe kjo ndodhi në distancën 5000m, ku Visser, 22 vjeçare, mori medalje e artë me kohë 6:50.23 minuta.
Pas vetes, Visser la kampionen e dyfishtë olimpike, çeken Martina Sablikova e cila në fund u vonua për 1.62 sekonda ndaj holandezes, dhe rusen Natalia Voronina e cila ishte 3.75 vonë ndaj Visser.
Tri herë kampionia olimpike në këtë disiplinë, gjermania gati 46 vjeçare, Claudia Pechstein mbeti e teta në fund, duke mos ia dal të bëhet sportistja më e vjetër e stolisur me medalje olimpike, që nga viti 1908.
Garat në patinazh të shpejtë, vazhdojnë të dielën me garën në 500m. Në këtë disiplinë, të gjithë duelet kanë nga dy runde, derisa finalet nisin në ora 12:56, të dielën.