OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Më në fund e arta për Kuzminan
17 February, 2018 @15:41
Sllovakia Anastasya Kuzmina ka arritur të marr të artën në PyeongChang. Kampionia olimpike në sprint nga Vancouver dhe Sochi, pas të argjendtave në ndjekje dhe individual në PyeongChang, u rendit e para në startin masiv, duke gabuar vetëm në qitjen e fundit nga katër rundet e qitjes në distancën 12.5km.
Kampionia e trefishtë nga Sochi, Darya Domracheva arriti të mbaroj e dyta me 18.8 sekonda vonesë karshi kohës 35:23.0 të Kuzmnias. Edhe bjellorusja pati vetëm një gabim në qitje, derisa Tiril Eckhoff përsëriti suksesin nga Sochi, duke përfunduar garën me 27.7 sekonda vonesë dhe dy gabime në qitje. Për norvegjezen ishte medalja e parë në PyeongChang, ngjashëm si për Domrachevan.
Garat në biathlon vazhdojnë nesër në ora 12:15 me garën e startit masiv tek meshkujt në distancë 15 kilometra.