OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Yuzuru Hanyu përsëri i artë
17 February, 2018 @15:32
Japonezi, Yuzuru Hanyu ka arritur të magjeps publikun edhe në programin e lirë në patinazh artistik, të shtunën në mëngjes duke marr notën 206.17. Me totalin prej 317.85, Hanyu siguroi të artën e dytë pas triumfit në Sochi, kësaj radhe duke lënë pas bashkëkombësin Shoma Uno, i cili pati 306.90 pikë në fund, pas një starti të dobët të programit.
E bronzta kësaj radhe shkoi për Javier Fernandezin. Spanjolli me 305.24 pikë, siguroi medaljen e parë olimpike, pas pozitës së katërt në Sochi.
Në programin e lirë, amerikani Nathan Chen ishte larg më i mirë se të tjerët duke marr 215.08 pikë, të cilat nuk i mjaftuan pas programit të shkurtër të dobët.
Garat në patinazh artistik vazhdojnë të hënën në ora 2 me programin e shkurtër të valltarëve.