OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Moioli kampione olimpike
16 February, 2018 @15:09
Michela Moioli nga Italia është kampione e re olimpike në disiplinën e snoubord krosit. Ajo fitoi pasi la mbrapa çeken Eva Samkova, kampiones nga Sochi, e cila në fund u desh të kënaqet me medaljen e bronztë.
Çekja kishte qenë më e shpejta në rundin kualifikues, me 22 vjeçaren italiane të renditur në pozitën e dytë me 0.12 sekonda vonesë.
Në finale, ato i ndau francezja Julia Pereira de Sousa Mabileau. Për 16 vjeçaren nga Franca, ishte kjo medalja e parë në gara të mëdha në snoubord.
Garat finale të snoubordit kthehen të premten tjetër, kur në ora 2 në mëngjes zhvillohet finalja e Big Air tek femrat. Pas vikendit vazhdojnë garat kualifikuese në Big Air dhe sllallom të madh paralel.