OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Në slopestyle, e arta për Zvicrën
17 February, 2018 @15:35
Sarah Hoefflin ka shfrytëzuar rundin e tretë final në garat e skijimit të lirë në slopestyle për të bërë paraqitjen që i siguroi të artën. Hoefflin, 27 vjeçare, me 91.20 pikë, kaloi bashkëkombësen Mathilde Gremaud e cila në rundin e parë kishte pasur 88.00 pikë në lëshimin e saj.
E bronzta shkoi për britaniken Isabel Atkin, e cila në rundin e tretë të lëshimit, me ekzibicionet e saja mblodhi 84.60 pikë.
Është kjo vetëm e arta e dytë për Zvicrën në skijim të lirë, në histori të Olimpiadave. Evelyne Leu kishte fituar të artën në ajroret në Torino, në vitin 2006.
Nesër në program janë dy gara tek meshkujt. Slopestyle nis në ora 5:15, aerials/ajroret nisin në ora 12:00.