OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Talentet dominojnë në patinazh të shpejtë
17 February, 2018 @15:43
Choi Min-jeong nga Koreja Jugore ka marr hakun pas përjashtimit në garën në 500m. Koreania ishte përjashtuar nga gara finale për shkak të shkurtimit të shtegut, derisa në garën 1500m, 19 vjeçarja që zotëron këtë sport tashmë tri vite, ka fituar të artën e parë olimpike duke lënë mbrapa konkurrencën me kohë 2:24.948.
Ajo la mbrapa kinezen 16 vjeçare Jinyu Li, dhe kanadezen Kim Boutin për të cilën ishte e bronzta e dytë pas asaj në garën në 500m.
Edhe tek meshkujt kampion olimpik ishte një talent i ri në këtë sport. Kanadezi 21 vjeç, Samuel Girard kaloi 1000m në kohë 1:24.650. Pas u rendit fqinji i tij nga SHBA-të, John-Henry Krueger, derisa e bronzta i takoi koreanit Yira Seo.
Garat në patinazh të shpejtë në shtigje të shkurtra vazhdojnë të martën në ora 12:20 kur zhvillohet finalja e femrave në stafetën në 3000m.